Skandal/ Xhaxhai varë nipin në pemë, fotot i poston në facebook: Ma kishte sjellë në majë të hundës qeni

826
0

Fëmija me inicialet B. M., nga një fshati Dragostun i Librazhdit është vetëm 4 vjeç dhe dhunohet në mënyrë barbare nga prindërit dhe xhaxhai i tij 29-vjeçari, Fati Methasa. Denoncimi është bërë në GSh.al nga një i afërm i të miturit, i cili ka qenë prezent në shumë raste dhunimesh.

Sipas denoncuesit, gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrë kafshërore sidomos nga xhaxhai, i cili momentalisht po kalon dhe një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn.

Në Facebook-un e tij me profil të rremë (Fati Librazhd), 29-vjeçari ka arritur deri aty sa ka postuar një foto ku tregohet fëmija i varur nga bluza pas një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai. Per me shume shihni postimet dhe komentet ne facebook.