Në kërkim të nënës që t’u lindë fëmijën, çiftet e huaj gati të paguajnë deri në 20 mijë dollarë

1191
0

Një nga vendet më të vafra të Evropës, është duke u bërë vendi ku shkojnë njerëzit e dëshpëruar për të gjetur një nënë zëvendësuese që t’u lindë fëmijën e tyre. Ai vend është Ukraina. Paratë që ofrohen kanë joshur shumë gra të reja, por ekziston frika se ato mund të shfrytëzohen, shkruan BBC.

Ana ishte 18 vjeçe kur mësoi se mund të përdoreshin nëna zëvendësuese për të pasur fëmijë nga një lajm në televizion.

Sapo kishte ëprfunduar shkollën e mesme dhe kishte planifikuar të punonte në një hotel të vogël në qytetin e saj të vogël në perëndim të Ukrainës, ku turistët vinin për të parë një kështjellë mesjetare.

Ajo punë paguhet 200 dollarë ën muaj, por po të lindte bebin e dikujt tjetër, mësoi ajo, mund të fitonte deri ën 20 mijë dollarë.

Familja e Anës nuk është e varfër sipas standarteve të vendit. E ëma është llogaritare dhe i ati e mbështet atë.

Por ajo thotë se është joshur nga kjo punë, lindja e bebes së dikutj tjetër, sepse do më shumë, do të blejë gjëra të shtrenja, makinë, të rinovojë shtëpinë, ta pajisë etj.

Nënat zëvendësuese duhet të jenë shumë të kujdesshme, thotë Ana.

Rruga ishte e gjatë.

Ajo filloi të klikojë faqet e internetit ku nënat zëvendësues, agjentët, klinikat publikonin reklamat.

Ajo nënshkroi një kontratë me një çift nga Sllovenia që nuk mund të kishte fëmijën. Ana ishte me fat: embrioni u fut në mitrën e saj, por prej andej nisën dhe problemet. Klinika u tërhoq prej saj; kishte raste kur nënat zëvendësuese kishin probleme shëndetësore ose komplikime ose nuk ishin diagnostikuar në mënyrë korrekte….Megjithatë, fëmija që ajo mbajti lindi e shëndetshme, por eksperienca e parë e bëri Anën shumë të kujdesshme më pas.

Ana ka rënë dakord për të jetë nënë zëvendësuese këtë herë për një çift japonez. Ata janë duke i rregulluar punët nëpërmjet një avokati në Kiev dhe ajo ka mundëis të mos i takojë ata kurrë personalisht.

Ana ka qënë e kujdesshme shumë në zgjedhjen e klinikës së duhur, por nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo do të lindë tre fëmij, një për vete dhe dy për çifte të tjerë.