Kebni kaluar koronavirusin, por rreziku fshihet diku në shtëpinë tuaj e konkretisht në tualet.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi përhapet kryesisht përmes piklave që dalin nga goja e një personi të infektuar nëpërmjet të folurit, kollitjes, teshtitjes, të qeshurit ose të bërtiturit.
Por njerëzit mund të infektohen edhe nëse prekin sipërfaqen ku ndodhen piklat dhe më pas prekin hundën, gojën ose sytë.
Në bazë të kësaj njohurie, një furçë dhëmbësh dhe një pastrues gjuhe, nëse e keni, përmbajnë një përqendrim të konsiderueshëm të virusit.
“Përdorimi i vazhdueshëm i të njëjtave produkte mund të shkaktojë si riinfeksion ashtu edhe infeksion të njerëzve të tjerë”, tha Dr. Heba Shamut.
Respektimi i masave dhe vaksinat janë mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e epidemisë.