Çfarë ndodhi? Porti i Durrësit njofton pasagjerët: Anulohet udhëtimi..

174
0

Ditën e sotme Porti i Durrësit ka njoftuar të gjithë pasagjerët se është anuluar udhëtimi drejt Ankonës me tragetin “Claudia”.

Kjo ka ndodhur për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. Ndërkohë, biletat e udhëtarëve do të rimbursohen ose do të shtyhen për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim.

“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar udhëtimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Ankonës me tragetin “Claudia” se ky lundrim është anuluar për shkak të një avarie që ka pësuar ky traget. Kompania do të rimbursojë ose shtyjë për një moment të dytë të gjitha biletat e rezevuara për këtë lundrim. Linja e Barit do të vijojë normalisht sipas orareve të parashikuara. Për informacione mbi oraret e trageteve: https://www.durresport.al/tragetetsot.php”, njofton Porti i Durrësit.