Shpeshherë, në shtëpinë e Big Brother Vip, banorët bëjnë disa komente duke harruar se monitorohen nga publiku 24 orë dhe se çdo frazë interpretohet.
I tillë është edhe rasti i aktores së njohur, Monika Lubonjës. Një video është bërë virale në rrjet ku duket Monika, e cila bën një koment për qytetin e Përrenjasit dhe kjo ka bërë të plasin kritikat.
Pjesë nga biseda mes Monikës, Arjolës, dhe Einxhel:
Monika: E di këtë ti, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij?
Einxhel: Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë.
Ndërsa duket edhe aktorja Arjola Demiri e cila i thotë diçka tjetër nën zë.
Pikërisht ky fragment ka bërë që publiku të shpërthejë në kritika.
DISA NGA KOMENTET KRITIKUESE:
“Monika ka paragjykuar që në fillim kur i tha Elhaidit ti je nga shkodranët e mirë se je musliman. I nxjerr ca budallallëqe kjo si pa e kuptuar. Mire që i tha Einxheli të nderronin temë…”
“Turpi i zotit. Ti nuk ke shanc të krahasohesh me ato gra që punojnë dhe rrisin familje në Prrenjas!”
“Na hëngsh m..ti injorante ! Pse moj nga vjen ti të duket vetja sikur ke zbritur nga qielli moj debile?”