I pikëlluar si qindra mijëra të tjerë, një futbollist maroken ka vendosur t’i blejë një shtëpi të re familjes së 5 vjeçarit Rajan Oram, i cili humbi jetën pas qëndrimit prej 4 ditësh në një pus.
Futbollisti Abderrazak Hamdallah tregoi se ashtu si miliona njerëz, u trishtua thellë për humbjen e 5 vjeçarit. Për t’i sjellë sadopak gëzim familjes së vogëlushit, ai njoftoi se dëshiron t’i dhurojë një shtëpi familjes Oram.
“Kemi kaluar pesë ditë shumë të largëta dhe zemrat tona janë thyer, marokenët, të gjithë arabët dhe myslimanëve, madje edhe mbarë botës. Ne lavdëruam dhe falënderuam Zotin për gjithçka që mori Rayan, dhe ai ishte më i mëshirshëm ndaj nesh dhe më meritor se ne. Me këtë pikëllim, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së Rayanit dhe i kërkoj Zotit t’u japë atyre durim dhe ngushëllim. Kam vendosur, në emrin tim dhe të familjes sime, dhe në emër të të gjithë marokenëve dhe myslimanëve, të ndihmoj dhe t’i sjell pak gëzim familjes së Rayanit, prindërve dhe vëllezërve të tij dhe t’u jap atyre një shtëpi të pajisur plotësisht. Lusim Zotin që të na pranojë dhe ta bëjë atë në balancën e veprave të mira të të gjithë muslimanëve’.
Miliona njerëz ndoqën me ankth për ditë me radhë gërmimet për shpëtimin e 5 vjeçarit, por shumë shpejt gëzimi për daljen e tij nga pusi u shndërrua në trishtim, kur media marokene lajmëroi për vdekjen e vogëlushit.
Pasi 5 vjeçari u nda nga kjo jete, me lotë në sy nëna e Rajanit tha këto fjalë për median
“Ishte vullneti i të madhit Zot. Unë ju falenderoj të gjithëve për ndihmën e punën tuaj”
Babai i 5 vjeçarit u shpreh: Ne i falenderojmë të gjithë njerëzit, autoritetet që na qëndruan pranë e na ndihmuan”
Burrat që gërmuan edhe me duar për të nxjerrë nga pusi Rajanin
Kur mësoi për historinë e Rajanit, i mbetur në një pus 32 metra të thellë, Ali El Jajaoui u largua nga fshati i tij dhe u nis drejt vendit të ngjarjes, për të vënë në dispozicion njohuritë e tij mbi hapjen e puseve.
Kur buldozerët arritën të hapin kraterin pranë pusit, ai me tre burra të tjerë nisën punën për të hapur një tunel e për të arritur tek vogëlushi. Aliu dhe burra të tjerë si Bua Sahraoui gërmuan edhe me duart e tyre, në mënyrë që të mos rrezikonin të shembnin tokën e dheun. Për afro tre ditë këta burra gërmuan e gërmuan. Hynë në krater e nuk dolën prej aty deri të shtunën, ditën kur trupi i të ndjerit doli nga pusi.