KUJDES! Nëse ju del gjumi natën, mos gaboni të bëni këto veprime!

1086
0

Nuk ka asgje me te keqe sesa te zgjohesh ne mes te nates dhe te rrotullohesh nga njera ane ne tjetren ne perpjekje per te fjetur serish. Disa marrin telefonin dhe fillojne te kontrollojne oren, ndersa te tjeret çohen nga shtrati per te marre nje gote uje.

Nje specialist i gjumit ka zbuluar dy gjerat qe duhet patjeter t’i shmangni nese doni t’ju zere gjumi shpejt.

Dr. Michael Breus, specialist i gjumit dhe autor i librit “The Power of When”, rekomandon:

Mos shkoni ne tualet, vetem nese e keni shume te nevojshme

Sipas Breus, rrahjet e zemres rriten menjehere sapo çoheni nga shtrati.

Pse ka rendesi kjo? Breus thote se rrahjet e zemres duhet te jene konstante ne menyre qe te kaloni ne gjendje te pavetedijshme (gjumi). Ato zakonisht jane rreth 60 rrahje ne minute.

Ndersa ngritja nga shtrati e forcon zemren te pompoje dhe rrahe me shpejte se 60 rrahje ne minute. Qe t’ju zere gjumi serish, rrahjet e zemres duhet te fillojne te ulen, gje qe nuk ndodh menjehere.

Mos e shikoni oren

Kur zgjohesh ne mes te nates dhe nuk te ze gjumi, instikti i pare eshte te kontrollosh oren dhe te besh llogari matematikore se edhe sa ore kane mbetur nga renia e alarmit te zgjimit.

Breus keshillon qe te mos e kontrolloni oren, por te perpiqeni te qetesoheni. Nese filloni te shqetesoheni e te levizni sa ne njeren ane ne tjetren, do ta keni te pamundur t’ju zere gjumi. Prandaj mos levizni dhe as mos mendoni kur do t’u zere gjumi.