E FUNDIT/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, keto jane kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme

195
0

Ka përfunduar pasditen e sotme mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Para mediave ka folur Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, i cili ka thënën se kjo parti është gati për të fituar të gjitha bashkitë që marrin pjesë në këtë garë.

“Janë figura të pastra politike.Jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje me kandidaturat tona më të mirë dhe pse jo të fitojmë. Është një moment i mirë t’i marrim të 6 bashkitë.”– tha Gjiknuri.

Ulsi Manja nga ana tjetër ka treguar se kandidati për Bashkinë e Dibrës është Rahim Spahiu.

Veliaj ka konfirmuar se në Bashkinë e Vorës do të jetë kandidat Blerim Shera, kurse në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla.

Në Durrës është konfirmuar më herët nga burime nga PS-së se do të jetë Ermiana Sako, kurse në Shkodër është konfirmuar Prefektja Majlinda Angoni.

Ndërkohë që Taulant Balla ka dalë para mediave por ende nuk konfirmoj asnjë ermër për kandidatët e Bashkisë së Lushnjes, teksa u shpreh se kjo pritet të vendoset nëpërmjet një anketimit dhe rezultatet përfundimtare do të dalin të martën.

ZGJEDHJET E PJESSHME/ 6 bashki në garë për kryetarë, kandidaturat e Partisë Socialiste: 

Bashkia e Shkodrës: Majlinda Angnoni

Bashkia Dibër: Rahim Spahiu

Bashkia Vorë: Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë: Edison Memolla

Bashkia Durrës: Emiriana Sako

Bashkia Lushnje: E pa konfirmuar