I larguar prej vitesh, mjeku kthehet nga Italia dhe ben gjestin e madh per vendlindjen e tij, ja cfare i dhuroi

257
0

Nuredin Sadikaj, mjeku mallakastriot që punon prej vitesh në Itali, është vlerësuar sot nga kryebashkiaku Qerim Ismailaj me një certifikatë mirënjohje. Sadikaj nuk e ka harruar vendlindjen dhe ka dhuruar një autoambulancë për Spitalin e Ballshit.

Edhe pse i larguar prej vitesh, mjeku Nuredin Sadikaj nuk e ka kursyer në vazhdimësi ndihmën për vendin e tij.

“Mirëprita sot ne Bashki mjekun Nuredin Sadikaj, te cilit ne shenje falenderimi për dhurimin e një Autoambulance por edhe mbeshtetjes se meparshme ndaj spitalit te Mallakastres i dorezova nje çertifikat mirenjohjeje.

Shpreha konsideratat me te larta per Doktorin i cili prej vitesh jeton dhe punon ne Itali , por pa harruar Shqiperine dhe krahinen e tij duke e ndihmuar ne vijimesi”, shkruan Qerim Ismailaj, kryebashkiak i Mallakastrës.