‘Hapni telefonat’, kritikoi qeverine për çështjet e bujqësisë, Rama i kthehet Braçes: Ka mbaruar koha e..

206
0

Gjatë ditës së djeshme ish-zv.kryeministri Erion Braçe ishte mjaft kritik me qeverinë, për çështjet e bujqësisë. “Hapni telefonat!”, përsëriti ai 3 herë në një videoselfie të postuar në rrjetet sociale.

Braçe i bëri thirrje kryeministrit dhe ministrave që t’u përgjigjen eksportuesve dhe shqetësimeve të tyre. Duke qenë se është zgjedhur deputet në një vend si Divjaka, Braçe është gjithnjë i ndjeshëm për problemet e bujqësisë.

Në një videomesazh, Braçe theksoi se janë mijëra bujq që po vuajnë padrejtësinë që sipas tij po u behet me eksportet në Serbi.

Deputeti i PS theksoi se kamionët e tregtarëve shqiptarë po kthehen në kufi, pasi sipas tij analizat në Serbi dalin ndryshe nga laboratorët shqiptarë. Ai bëri thirrje për reciprocitet dhe tha se bujqësia nuk behet as me filma dhe as me foto, por duke iu përgjigjur shqetësimeve të tregtareve.

Përgjigja e kryeministrit ndaj ish-zëvendësit të tij nuk ka vonuar. Megjithëse pa e përmendur nominalisht, Rama tha se ka ikur koha e subvencionimeve pa kriter dhe kur zgjidhjen për bujqit e jepte shteti.

“Koha e bujqësisë së lëmoshës, bujqësisë së mbijetesës, e bujqësisë së subvencioneve pa kriter dhe pa karar ka perënduar, ashtu siç ka perënduar sipas tij edhe koha e bujqësisë vetmitare e atyre që mbeten thjesht në kufijtë e ngastrës së tyre”, tha Rama.

Marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erion Braçes nuk kanë qenë të shkëlqyera të dy ishin në krye të qeverisë shqiptare. Deputeti i PS-së ka qenë në disa raste kritik për realitetin dhe kjo me sa duket nuk i  ka pëlqyer Shefin të Madh, i cili vendosi të mos e marrë sërish në kabinetin “Rama 3”.