Greqia shtyn serish masat ne kufi per shtetasit shqiptar, ja cfare duhet te dini

152
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 7 shkurt 2022. Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

OSE Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike 👉https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.