Temperatura deri në -18 gradë, vjen paralajmërimi i ministrit Peleshi

209
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar se në ditët në vijim në vendin tonë do të ketë ulje të temperatuarave deri në -18 gradë Celsius.

Kulmi i uljes së temperaturave do të jetë ditën e hënë. Për këtë arsye, ministri shkruan se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Po ashtu, ministri iu kërkon qytetarëve që të ndjekin këshillat e autoriteteve.

Reagimi

Meteorologët raportojnë se, ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri mund të të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore. Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.