Projekti i kullave në selinë e PD, Blendi Fevziu flet si kushëri i pronarëve: PD është me qira, lejen duhet ta japë Edi Rama

157
0

Moderatori Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e sotme për projektin e kullave që do të ndërtohen në PD, i cili qarkulloi me bujë në media.

Ai zbuloi në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ se është kushëri i pronartëve të truallit, të cilët kanë dorëzuar në Bashkinë e Tiranës projektin 1.4 milionë euro për ndërtimin e këtyre kullave.

Fevziu tha se ky projekt ka mundësi të ndërtohet, por më parë duhet të marrë lejen e Partisë Demokratike dhe në fund është kryeministri Edi Rama ai që merr vendimin dhe firmos.

Rakipi: Doli një projekt “4 freedoms”, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë?

Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje.

Rakipi: Keni ndonjë informacion?

Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Rakipi: Xhamia nuk prishet?

Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.

Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Rakipi: Pra ke idenë Fevzi që do të bëhet shtëpia e lirisë?

Fevziu: Edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë.

Rakipi: Pra, po u ndërtuan gjithë këto, bëhet edhe një qeverisje e përbashkët…

Fevziu: Nuk e di këtë se do të kërkojë pak kohë që të ndërtohet. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.

Rakipi: Fjala është, a e ka kërkuar Basha?

Fevziu: Duhet pyetur ai për këtë.