Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë 30 ditë burg për edukatoren Redina Binjaku, e cila u arrestua pasi në kopshtin ku ajo punonte u mbyt fëmijë 3-vjeçar.
Ajo nuk ishte pranishme në seancën e sotme, ndërsa në letrën dërguar Gjykatës, Binjaku argumenton se ishte shumë e rënduar psikologjikisht për shkak të situatës në të cilën ndodhet. Teksa i shpreh ngushëllime familjes së vogëlushit, ajo i kërkon Gjykatës që të përfaqësohet nga avokati i saj, Ylli Asimetaj.
“Në radhë të parë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të miturit. Jam shumë e ngarkuar psikologjikisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak nuk mund të marrë pjesë në zhvillimin e seancës për vlerësimin e arrestimit dhe masën e sigurimit personal. Kërkoj të përfaqësohem nga avokati im Ylli Asimetaj.” është shprehur Redina Binjaku.