Arbër Hajdari është një nga opinionistët e “Big Brother VIP”.
Ai është shprehur se kjo është eksperienca e tij e parë televizive, e cila shoqërohet edhe me presion nga publiku ose, siç u shpreh edhe vetë, nga familjarët e konkurrentëve.
“Emisioni ka shumë presion sepse ndërhyjnë edhe familjarët që të influencojnë dhe mundohen të të ndikojnë. Këta e dinë që roli i opinionistit në program mund të këtë ndikimin e vet, unë nuk kam takuar asnjë sepse nuk dua të influencojë mendimet e mia. Unë nuk komentoj personat, unë komentoj situatat apo lojën”, tha Arbëri.
Ndër të tjera, Hajdari ka treguar se kush, sipas tij është fituesi i “Big Brother VIP”.
“Unë mendoj se dhe një personazh si Beniada që është e qetë që nuk ka krijuar probleme, nuk e kam parë të merret me llafe. Është një personazh që më pëlqen, e kam shprehur”, tha Hajdari për modelen e cila sipas tij, mund të ishte një shembull shumë i dashur për publikun dhe e meriton fitoren.
Një nga diskutimet më të përfolura me protagonist opinionistin dhe sipërmarrësin është dhe i ashtuquajturi ‘gjyqi publik’ i bërë ndaj Donald Veshajt, pas lidhjes së tij me Beatrix. I pyetur nga moderatori mbi këtë diskutim, Arbri iu përgjigj:
“Nuk mendoj se është bërë gjyq publik deri më tani. Unë jam përpjekur mos të merrem me individin por me fenomenin. Doja të godisja fenomenin nëpërmjet gjësë që ndodhi aty. Nuk mu duk gjyq publik, ne po flisnim se si e zgjodhi ai atë, jo për atë si njeri në tërësi dhe vendimet që merr në atë shtëpi mbi 100 gjëra.”