“Çantën n’krah e pi kafe në lokal”, u tha se humbi jeten, publikohet foto e gruas që u bë personazh i vitit: Si kokrra e mollës! Ja ku ndodhet

335
0

Padyshim që ajo është një nga personazhet më të njohur të këtij viti.

Shprehja e saj e famshme “Çantën n’krahe për kokrrën e qejfit” do të mbahet mend gjatë për çdo shqiptarë.

Mirëpo një lajm i trishtë qarkulloi këtë të martë në rrjete sociale, ku thuhej se Vjollca, që u bë e njohur në emisionin “Shihemi në Gjyq” e që akuzonte bashkëshortin e saj, Zenunin, kishte humbur jeten, për shkak të bullizimit që kishte hasur edhe nga njerëzit e afërm.

Por ky lajm është përgënjeshtruar me shpejtësi nga një zyrtar vendor i zonës ku banon gruaja. Ai ka postuar një foto me gruan dhe jep mesazhin se ajo është shëndoshë e mirë e gëzon shëndet të plotë.

“Si kokrra e molles! Me Vjollcën duke shiju nje kafe për qejfin tonë n’lokal”, shkruan zyrtari.