“Mungon një botë e tërë”, Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: Kam një boshllëk që nuk mund ta zëvendësojë asgjë

259
0

‘Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka folur mbrëmjen e sotme për familjen, ku rrëfeu edhe marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e ndjerë, i cili u nda nga jeta disa vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ajo u shpreh në “Dola te Ola” se i “mungon një botë e tërë dhe ka një boshllëk që asgjë nuk mund ta zëvendësojë”.

Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur. E pyetur se si u njoh me Besnikun, ajo tregoi se janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.