“Shi e bore”, meteorologia paralajmeron: I ftohti polar godet Shqipërinë, ja si do ndryshojë moti

181
0

I ftohti polar ka ardhur në Shqipëri dhe do të jetë prezent gjatë javës. Meteorologia Lajda Porja u shpreh për abcnews.al se deri në fundjavë do të kemi një ndryshim të situatës së motit. Ajo parashikon që në në fund të kësaj jave të ketë edhe reshje shiu dhe dëbore në disa zona.

Masat e ftohta polare kanë vijuar të jenë prezente në territorin shqiptar duke diktuar mot të kthjellët por të ftohtë ku vlerat minimale pritet të jenë -5,-6 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Parashikohet që kjo situatë e motit të vijojë të jetë deri në fundjavë ku pritet të kemi dhe ndryshim të situatës së motit dhe rritje të lehtë të temperaturave. Fundjava do sjellë edhe reshje shiu dhe dëbore në zonat malore të cilat do jenë në sasi të pakta. Sa i përket erës do jetë problematike gjatë fillimit të javës duke bërë që era e ftohtë veriliondore të bëjë që i ftohti të ndihet më shumë”, tha Porja.

Meteorologia ka bërë një parashikim të motit edhe në Kosovë e Maqedoni të Veriut.

Republika e Kosovës të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta por për sa i përket reshjeve nuk pritet të ketë reshje, temperaturat pritet të zbresin  deri në -7 gradë dhe maksimale jo më shumë se 3 ose 4 gradë.

Maqedoni- Ndikohet nga masa të ftohta polare që do jenë me mot kryesisht të qëndrueshëm ku kthjellimet do jenë prezente. Vranësirat do jenë herë pas here kalimtare të cilat nuk do mund të gjenerojnë reshje të paktën deri në fundjavë. Fundjava do sjellë reshje të pakta dëbore në Maqedoni, temperaturat mbeten të ulëta -5,-6 minimale, maksimale jo më shumë se 4 apo 5 gradë”, shtoi ajo.