Ligji i ri pritet të fillojë zbatimin nga janari 2021 për Statutin “Fëmijë në mbrojtje të Republikës”.
Fëmijë të cilët kanë humbur prindërit në krye të detyrës, fëmijë të dëshmorëve të atdheut, apo mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës për shkak të pandemisë.
Kreu i Qeverisë tha se fëmijët do të përfitojnë rrogën me të lartë që kanë marrë prindërit deri në moshën 18-vjeçare, dhe në rast se ndjekin arsimin e lartë deri në moshën 25-vjeçare.
“Në seancën e fundit për këtë vit dhe në prag të festave ne mund të përcjellim si fakt dhe jo si qëllime disa ndryshime të rëndësishme të realizuara në këtë Kuvend si dhe një tjetër ndryshim që do ta realizojmë sot me votën e këtij Kuvendi. Nga Janari të gjitha nënat me 3 apo më shumë fëmije në skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës, ashtu si vajzat e gratë e dhunuara dhe trafikuara, ata me fëmijë me aftësi ndryshme dhe jetimët.
Por këtyre sot u shtohet edhe një kategori tjetër përmes nismës ligjore “fëmijë nën kujdesen e Republikës”. Një nismë që reflekton një vizion që mëshiron një ambicie që faktikisht materializon një qasje të vazhdueshme në raport me ata që ndjehen më të dobët se u përkasin kategorive më vulnerable.
Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijët apo personat në kujdestari të Republikës, fëmijë të dëshmorëve të atdheut, mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë.
Të shtetasve që kanë humbur jetën në kushtet publike të fatkeqësisë natyrore. Sot kthehet në një ligj shteti merr në mbrojtje të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorive prindërish për tju lehtësuar përballimin e një vijimësie jete në kushtet e humbjes së prindërit apo të kujdestarit ligjorë.
Nuk mjaftojnë dëshirat e mira, por janë edhe mundësitë. Për të gjithë këta fëmijë që janë jetimë dhe të cilët prindërit askush nuk ka fuqinë ti kthej dot, por është shteti që iu gjendet në aspektin e mbështetjes materiale, sikur ishte prindi në punë.
Që nga shërbimi falas në spitale, jo vetëm në ato publike por edhe kur është e nevojshme edhe ato jo publike brenda dhe jashtë vendit.
Personi që merr atë status ka gjithashtu një sërë të drejtash të tjera të natyrës simbolike dhe përtej këtyre të drejtave dhe aftësie të veçantë për të përthithur të tjera të ardhura ai vazhdon merr deri në moshën madhore deri kur përfundon studimet e larta në bazë të prindit, ishte më e larta jo si një mesatare. Ta votojmë këtë ligj sepse është në nderin e secili prej tyre si deputet dhe prin e vëlla”tha Rama ndër të tjera.