Sali Berisha zbulon çfarë do të ndodhë ditën e hënë në selinë e PD

182
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se protesta e të hënës, që do të mbahet kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, do të nisë në oborrin e Partisë Demokratike. Sipas tij aty do të grumbullohen të gjithë demokratët, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së kryeministrisë.

Berisha tha se ai është i hapur për çdolloj hetimi për të, ndërsa sfidoi edhe njëherë tjetër DASH, që nëse ka prova ndaj tij për korrupsion, ti çojë ato në Gjykatë.

Berisha votoi në një bar pranë ambasadës Amerikane, me të njëjtin emër, ku është vënë re gjatë ditës së sotme një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve të PD-së.

Berisha deklaroi se ‘Nuk kam mbajtur asnjë sekret të fshehur, sa i takon Toyota Yaris, në dijeninë time prokuroria ka hapur një çështje, dhe e ka mbyllur Ëngjëll Agaçi. Unë prokuror nuk bëhem, dhe unë i kam thënë Lulzim Bashës që ‘ti ke prishur hetimet’.

Unë nuk kam refuzuar asnjë lloj hetimi, ftoj DASH dhe çdo qeveri, që të paraqesë fakte dhe prova kundër Sali Berishës, edhe 100 vite të tjera do të mbeten duarbosh.

Nuk ka protestë përpara selisë së PD, por vendi ku do të grumbullohen demokratët ditën e hënë, është oborri i selisë së PD-së, unë ftoj të gjithë deputetët dhe demokratët që të bashkohen, dhe të protestojmë përpara kryeministrisë.

Selia e PD-së nuk është prona e Lulzim Bashës, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Ka një komision qendror që e drejton Referendumin.