Pas zhvillimeve që u panë në Big Brother VIP, dy personazhet më të përfolura të këtij shou, Donald dhe Beatriks, së fundi kanë diskutuar mes vete gjithë situatën në të cilën ndodhen.
Megjithatë, aktori Donald Veshaj, u pa të shprehte atë që po ndjente në këtë rast ndaj ish-të dashurës së tij Borës, për të cilën dhe u kritikua shumë se e braktisi për këngëtaren Beatriks.
”Thjeshtë dua ta thërras. Ndaj njeriu qartësohet me gjithëgjë. Sepse realisht e respektoj shumë. E respektoj për gjërat që kam kaluar”.
Ndërkaq, Beatriks, i ka replikuar duke e cilësuar këtë gjë të natyrshme.
”S’diskutohet. Normal, kur e do dikë, ke kalu historinë më të bukur, as që bëhet fjalë”.
Derisa Donald përsëri ka vazhduar rrëfimin e tij:
”Nuk dua ta humbas. Nuk dua ta humbas sepse e di që nuk është mirë”.
”Shpresoj realisht të më kuptoj. Në qoftë se ka një pikë konsiderate për mua, siç unë e kam kuptuar”.
”Kaq, është e thjeshtë, është supër e thjeshtë. Jemi ne ata që ndërlikojmë. Unë jam këtu se dua, unë rri me ty se dua. Dhe realisht jam dhe ndjehem shumë mirë”.
”Unë flas për njerëzit që bëjnë në një lidhje. Unë di sa bën ti në një lidhje. Ka që bëjnë, e bëjnë, e bëjnë, pa kusht. Normal gjërat e thjeshta mua më pëlqejnë”.