10 lekundje tërmeti ne vendin tone, ja zona e prekur

226
0

Dhjetë tërmete jane regjistruar ne zonën e Dibrës gjatë orëve të fundit me magnitudë deri në 3.3 ballë të shkallës Rihter

Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave raporton se një nga tërmetet ishte 3.3 ballë me thellësi 13 km.

Tërmeti i fundit ishte në orën 10.32 dhe kishte magnitudë 2.6 ballë Rihter. Thellësia ishte 8 km.

Ky tërmet ashtu si të tjerët e kishte epiqendrën 8 km në lindje të Bulqizës.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Tërmeti 3.3 ballë u ndje edhe në Tiranë dhe Durrës në orën 05.43