Mevlani ishte mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime” ku këndoi versionin e ri të këngës që i kishte dedikuar dikur Ledjanës. Megjithatë, Borës dhe Arjanit iu duk se dëgjuan emrin e ish-konkurrentes në këngë dhe se teksti nuk kishte shumë ndryshime.
I ndjerë në siklet, Mevlani tha se ndonëse disa fjalë janë të njëjta, muzika është komplet tjetër.
Bora: Mevlan ti përpiqu sa të duash po në prapë Ledjana dëgjuam te kjo kënga
Arjani: O Mevlan mavrija po këngë e re ishte kjo. Po e dinim këtë përmendësh, erdhe deri këtu për të dëgjuar këtë.
Mevlani: Nuk jam nisur me idenë që do përpunoj këngën e vjetër. Mua ma kanë proprozuar.
Bora: Një pjesë e dukshme e tekstit ishte e njëjtë.
Mevlani: Janë disa fjalë, por që muzika është komplet ndryshe se ajo ka qenë baladë, kjo është komplet version ndryshe.
Bora: Po pse nuk e pranon? Çfarë ka që nuk e pranon?
Mevlani: Jo, nuk kam ça të pranoj se atë gjë që kam bërë dikur e kam bërë dhe nuk e mohoj, ndërsa…
Arjani: Ajo ishte baladë, kjo baladushk. Po e njëjta gjë është.