Instagram do t’i japë krijuesve deri në 35 mijë dollarë, ja si mund të fitohen

291
0

Instagram po ofron shuma të mëdha parash krijuesve për të postuar video në Reels. Bëhet fjalë për 35 mijë dollarë nëse Reel-sat marrin 58.31 milion shikime në një muaj, siç theksohet në një dy raporte nga TechCrunch dhe Business Insider.

Instagram njoftoi programin e tij të bonusit për Reels në korrik, kur CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se kompania do t’u paguante 1 miliard dollarë krijuesve deri në vitin 2022.

Ndërkohë krijuesve më të vegjël thuhet se i janë ofruar shuma më modeste.

TechCrunch raporton se këto bonuse duket se po rriten me kalimin e kohës. Një krijuesi tjetër me 24,000 ndjekës në Instagram, së fundmi iu ofruan 8,500 dollarë për 9.28 milionë shikime. E njëjta pagesë iu ofrua një anëtari të stafit të Verge me 15,000 ndjekës.