E FUNDIT/ Përplasja me Berishën, Lulzim Basha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë!!!

180
0

Ditën e nesërmë në orën 16:00 kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë në selinë blu Kryesinë e Partisë Demokratike.

Në takim do të diskutohet mbi vendimmarrjet politike që do të ketë partia në vijim, si dhe do të merren masa për të mbrojtur interesin e PD-së.

Kujtojmë se situata në PD nuk është aspak e qetë për shkak të përplasjes së Bashës me ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa në krah të këtij të fundit kanë dalë edhe disa deputetë demokratë si Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi etj.

Ndërkohë pritet që në 11 dhejtor të mblidhet edhe Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirrur nga më shumë se 4200 delegatë, firmat e të cilëve qëndrojnë të mbyllura në zyrën e Edi Palokës, kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së.

“Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Kryesisë.