Tërmeti fortë 6.4 rihter, qindra shtëpi të shembura, shikoni si shkunden kamionet (Video)

619
0

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 i shkalles rihter ka goditur Iranin jugor vetëm pak minuta më parë.

Goditja ka qenë aq e fortë sa ka shkatërruar një numër shtëpish. Mediat e huaja raportojnë se lëkundjet kanë qenë aq të forta sa janë ndjerë deri në Dubai, Katar.

Tërmeti ishte përqendruar rreth 64 kilometra (39 milje) në veriperëndim të Bandar Abbas, kryeqyteti i provincës Hormozgan, ose 278 kilometra (178 milje) në veri të Dubait.

Qendra Sizmologjike e Iranit tha se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 6.4 ballë, ndërsa Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e vlerësoi atë pak më të ulët, në 6.3. Tërmeti goditi rreth 18 kilometra nën sipërfaqe, duke e bërë atë një tërmet të fortë.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jete te humbura.

Ne videon me poshte duket se si kodrat leshojne pluhur dhe si kamionet lëkunden gjatë tërmetit