Rritja e cmimeve, 40% e shqiptarëve rrezikon të zhytet në varfëri të thellë

Tregjet globale dhe ato vendase po përballen me një valë të rritjes së çmimeve, që erdhi si cunam në të gjithë artikujt njëkohësisht, që nga hekuri, gruri, nafta, kauçuku, energjia, vaji, kafeja, sheqeri e deri te buka.

Vala e rritjes, e cila po nxitet nga kërkesa e pazakontë post-karantinë dhe problemet në transport i kanë zënë në befasi Bankat Qendrore, të cilat për momentin kanë deklaruar se nuk do të vënë në lëvizje mekanizmin e normës së interesit.

Tregu shqiptar, i cili mbështetet tek importi, është ekspozuar tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40% e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Banka e Shqipërisë thotë se rritja e çmimeve është kalimtare dhe do të ketë stabilitet më 2022

40% e shqiptarëve në kufirin e varfërisë, nuk e përballojnë rritjen e çmimeve

Rritja e çmimeve për të gjithë artikujt, por sidomos për shportën kryesore të mallrave të konsumit rrezikon të çojë në varfëri gati 37% të popullsisë në vendin tonë. Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare tregoi se në vitin 2019, mbi 37% e individëve në Shqipëri nuk e përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit. Gjithashtu treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0%.

Sipas INSTAT, në vitin 2019 janë vlerësuar rreth 659.000 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. Por me fillimin e pandemisë, gjendja financiare e këtij grupi është përkeqësuar më tej, për shkak të mbylljes së vendeve të punës, sidomos në shkallën e ulët të produktivitetit. Analizat kudo në botë kanë treguar se shtresat e varfra patën kosto më të larta nga pandemia. Rritja e çmimeve do të përkeqësojë situatën financiare më tej në këtë shtresë.

Banka shpjegoi se nuk ka mjete për të frenuar një valë çmimesh që vjen nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, por tha se ecuria afatgjatë e inflacionit në vend përcaktohet më së shumti nga dinamika e zhvillimeve të brendshme si kërkesa, përmirësimi gradual i pozicionit ciklik.

20-fishohen kostot e transportit, efekte të larta mbi çmimet

Rritja e çmimeve të plastikës, shtrenjton kostot e ambalazheve

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.