Rikthehen rrebeshet e shiut, ja si pritet të jetë moti gjatë javës

313
0

Dita e sotme nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat gjatë pasdites do të shtojnë në territorin kryesisht në zonat perëndimore, ku pritet të ketë edhe momente me pika shiu gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas, Meteoalb, nata dhe kryesisht dita e martë do të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa dita e mërkurë dhe e enjte do të izolojnë reshjet vetëm në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore dhe pjesa tjetër e territorit do të mbetet me kthjellime.

Meteorologia Adiola Bani bën me dije se gjatë së premtes do të përmirësohen dukshëm kushtet atmosferike, duke rikthyer kthjellimet. Temperaturat e ajrit nga sot dhe deri ditën e mërkurë do të mbeten në vlerat termike4 gradë në vlerat miminale, ndërsa maksimumi parashikohet drejt vlerës 22-23 gradë. Ndërsa duke filluar nga mesdita e së enjtes do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke u ngjitur deri ne 25 grade celcius.