A do te hiqet Green pass pas protestave te shumta, ja cfare thote ministri Speranza

297
0

Green pass, qeveria nuk ka ndermend për t’u tërhequr. “Ne mendojmë se në këtë moment Green Pass është thelbësor, sepse na lejon të mbajmë të hapura të gjitha vendet e socializimit, kulturës, restorantet, shkollat ​​dhe universitetet. Në një kuadër tjetër epidemiologjik, natyrisht do të bëjmë të gjitha vlerësimet e nevojshme”, ai shtoi, duke saktësuar se për momentin megjithatë “numrat janë në rritje” deklaroi ministri Speranza

Për Roberto Speranza, në fakt, disa masa si maskat dhe Green pass mbeten thelbësore. “Mburoja që kemi ndërtuar me fushatën e vaksinimit është një mburojë që funksionon dhe do të na mbrojë edhe në muajt e vjeshtës dhe të dimrit. Gjithsesi, është e qartë se kjo mburojë duhet të shoqërohet me kujdes dhe masa paraprake, si p.sh. maskat që janë një pjesë themelore e strategjisë sonë dhe ne nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga ajo”, shtoi ai.