Koreja e Veriut këtë të mërkurë ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të presin të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025. Mediat e huaja bëjnë me dije se Kim Jong-un ka kërkuar nga qytetarët që për një periudhë 3 vjeçare të kenë parasysh dhe të konsumojnë më pak ushqim.
Kufiri mes dy shteteve u mbyll në janar të 2020 si pasojë e Covid, duke shërbyer si masë paraprake për mospërhapjen e virusit.
“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po l.uftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”, është shprehur një banor i qytetit Sinuiju për kamerat.