Zbulohet mashtrimi, policia arreston dy afganë të akomoduar në Shëngjin, ja per cfare akuzohen..

140
0

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy shtetas nga Afganistani. Mësohet se dy të arrestuarit e akomoduar në Shëngjin dhe akuzohen, kishin falsifikuar dokumentet e udhëtimit dhe të identifikimit.

“Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, si rezultat i masave të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë në fushën e  falsifikimit të dokumenteve, bazuar në informacionet e siguruara për shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin, që mund të përdornin dokumente të falsifikuara, kanë kryer verifikime ndaj dokumenteve të shtetasve S. S.dhe S. K.

Gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit afganë, S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27  vjeç,  për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.