Po kthehej ne Shqiperi me Autobuz, Policia i gjen shqiptarit 70 mijë euro, nuk do ta besoni ku i kishte fshehur

165
0

Një qytetari shqiptar i janë sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara në portin e Brindisit.

Paratë ishin fshehur në një hapësirë në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë, shofer i të cilit ishte personi i ndaluar.

Autoriteteve portuale u ranë në sy bulonat e rinj me të cilët ishte fiksuar moketi i mbulimit të njërës prej shkallëve të autobusit dhe kur e hoqën atë gjetën 70 mijë eurot.

Operacioni është i fundit i një serie kontrollesh nga Agjencia e Doganave dhe Guardia di Finanza në porte dhe aeroporte me rritjen e fluksit të udhëtimeve pas kufizimeve për shkak të Covid-19.