Vetëm 4 ditë punë në javë, ky shtet i BE ben levizjen e fundit

253
0

Plani i cili u mundëson punonjësve të punojnë vetëm 4 ditë në javë pritet te miratohet se shpejti ne Belgjike.

Një zëdhënës i ekonomisë belge tha për mediat se propozimet aktualisht po diskutohen brenda qeverisë federale belge si pjesë e një programi më të gjerë të reformave të tregut të punës.

Qeveria federale do ta shqyrtojë propozimin javën e ardhshme në atë që mendohet të jetë lëvizja e fundit drejt një të ardhmeje pune më fleksibile në Evropë.

Ministri i punës Pierre-Yves Dermagne e konsideron javën e punës katër-ditore një “çështje themelore” pasi pandemia COVID-19 solli ndryshime të mëdha në ambientin e punës të shumë personave .

Sipas ekspertëve kjo mund të nënkuptojë një ndryshim të përhershëm të qëndrimeve në ekuilibrin tonë mes jetës private dhe punës. Puna me 4 ditë në javë pritet tu japë kohë njerëzve për tu fokusuar edhe në gjëra të tjera të rëndësishme në jetën e tyre dhe pritet të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë private.

Studimet e deritanishme kanë treguar se punonjësit të cilët punojnë me orar më të reduktuar janë më pak të stresuar dhe nuk ndikon negativisht në produktivitetin në punë.