5 vite nderprerje, zhgënjen Big Brother, pjesemarres ndër emrat më pak të njohur të VIP-ave

386
0

Pas afro pesë vitesh ndërprerje, Big Brother Albania u rikthye mbrëmë, por me edicionin VIP.

Ajo që spikat është se emrat që janë futur janë ndër personat më pak të njohur të botës së vipave shqiptarë.

Për më tepër dhe në disa prej tyre, aktiviteti është modest dhe i reduktuar vitet e fundit.

Ndërsa shumë njerëz prisnin që personazhet vip të ishin shumë të njohur, vetëm ndonjë syresh rezultoi i tillë në reality show që filloi.

Megjithatë, thuhet se veç 14 banorëve aktualë do të ketë dhe prurje të reja gjatë 100 ditëve.

Mbrëmjen e djeshme u futën në shtëpinë e Big Brother, balerini Ilir Shaqiri, këngëtaret Fifi dhe Sheila Haxhiraj, Sabiani, si dhe një gazetare, një modele, dy ish futbollistë, etj.

Ndërkohë kanë nisur dhe memet: