Shtyhet çelja e universiteteve, nuk do të rihapen më 11 tetor

283
0

Universitetet nuk do të çelen më 11 tetor sepse rihapja e tyre është anuluar, bëjnë të ditur për noa.al burime nga ministria e Arsimit.

Shkak për anulimin e rihapjes është bërë diversioni i shkaktuar në Universitetet publike ku disa kanë pranuar urdhrin e ministres së Shëndetësisë që vaksina të jetë me detyrim dhe disa e cilësojnë si të paligjshme dhe antikushtetuese.

Në këto kushte, është menduar që të shtyhet me të paktën 2 javë rihapja e universiteteve publike në vend.

Si datë e re rihapjeje është menduar 25 tetori, me shpresën se deri atëherë do të ketë më shumë studentë dhe pedagogë të vaksinuar.