Albin Kurti therret në zyrë policin që e arrestoi 16 vite më parë

154
0

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës.  Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, Shef i Njësisë Speciale Operative, i cili 16 vite më parë, prangosi Kurtin.

Lajmin e ka bërë vetë me dije kreu i qeverisë së Kosovës, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale,ku dhe ka publikuar një foto nga momenti kur ky i fundit e kishte arrestuar gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në zyren time në Kryeministri, sot prita ministrin e brendshëm dhe udhëheqës të lartë të Policisë së Kosovës. Në mesin e tyre ishte edhe Besart Ahmeti, të cilin e ritakova nga afër pas 16 vjetëve. Kapiteni Ahmeti ka udhëhequr profesionalisht policë të njësisë speciale në Bërnjak dhe ka zhvilluar shkëlqyeshëm negociata në terren atje. Nuk ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit, për shkak të pandemisë.”- shkruan Kurti.