Kryeministrit Rama i ndodh e papritura mengjesin e sotem. Mund te jete sulmuar nga..

427
0

Duket se një problem ka ndodhur me faqen zyrtare të Kryeministrit Edi Rama në “facebook”, pasi në tentativë për ta klikuar, del që nuk është më e aksesueshme në destop.

Ndërkohë nuk dihet nëse faqja e kryeministrit është sulmuar nga heckerat, apo mund të jetë një bllokim nga facebook si pasojë e raportimeve të shumta të marra nga personat që ndjekin faqen.

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”, thuhet në njoftimin që Facebook shfaq teksa klikohet llogaria e Edi Ramës.

Përsa i takon rrjeteve sociale “instagram” dhe “twitter” ato vazhdojnë të jenë ende aktive duke funksionuar normalisht.