Tashmë është zyrtare. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin e certifikatës së vaksinimit. Në urdhrin e firmosur ditën e djeshme nga Ogerta Manastirliu theksohet se çdo punonjës në institucionet arsimore, por edhe studentët janë të detyruar që të paraqesin certifikatë apo kartë vaksinimi përpara se të futen ose në rast të kundërt duhet të testohen çdo javë. Studentët që nuk pranojnë që të bëjnë vaksinën mund të vijojë me mësimin alternativ.
“Studentët që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit ose kartën e vaksinimit, drejtuesit e institucioneve të Arsimit Universitar të marrin masa për ofrimin e studimit në platforma alternative. Për punuesit e institucioneve arsimore që nuk paraqesin certifikatën e vaksinimit Covid 19 apo kartën e vaksinimit do të kërkohet paraqitja çdo javë e testit PCR” thuhet në vendim.