Kush është shqiptari që kandidon në zgjedhjet lokale në Itali, mesazhi që ka për qytetarët italianë

295
0

Një shqiptar kandidon në zgjedhjet e ardhshme lokale në Itali. Ai është 38 vjeçari Bledjan Beshiraj, i cili është larguar nga Shqipëria drejt Milanos në moshën 20-vjeçare. Ai kandidon për këshilltar në zonën administrative 5 në Milano.

Beshiraj ka studiuar në universitetin shtetëror aty dhe më pas është punësuar, si dhe tashmë është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Në mesazhin e tij si kandidat, drejtuar qytetarëve italianë, shqiptari Beshiraj shprehet se do të jetë zëri i banorëve të zonës në bashki ku do të ngrejë probleme dhe shqetësime të përditshme.

“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme”, shkruan Bledjan Beshiraj.