Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim u ndal në një prononcim për mediat.
Ajo theksoi se sapo ishte kthyer nga SHBA ku kishte folur me shumë ambasadorë dhe shtoi se kishte informuar shefat e saj për zhvillimit në Shqipëri. Mes të tjerash ambasadorja tha se kishte shkuar në selinë Blu atë çka kishte ngjarë.
“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha ambasadorja Kim.