Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka folur për revistën gjermane STERN.
Hoxha është ulur dhe ka shoqëruar gjatë gazetarin e revistës Jonas Breng. Dhe në kafet që pinte me të, ka rrëfyer disa gjëra që kalojnë tek rrëfimet personale.
“Eshtë mëngjes kur Artan Hoxha lëviz në banjo për të larë dhëmbët. Më pas sheh perdet e apartamentit të tij në katin e shtatë me pamje nga rruga e ndritshme me pemë akacie, ku duket një kafene me cadra me ngjyra. Ndonjëherë, në ditë të këqia, Hoxha pyet sesi mafia do të kryejë ekzekutimin. Hoxha dëshiron që ata ta bëjnë me kallashnikov. Ose me një bombë në makinë. Pra dicka të shpejtë. “Kjo është një herë buummm dhe unë jam zhdukur”.
. Ai vazhdon e tregon për median gjermane për kërcënimet e herëpashershme që ka marrë nga puna e tij.
Ndër të tjera revista shkruan se jeta e tij është në rrezik për shkak të programit të tij televiziv Xhungël dhe që sillet rreth një teme për të cilën heshtet në Shqipëri: mafia.
Me gazetarin, Artan Hoxha bashkëbisedon në një kafene. Gazetari gjerman evidenton faktin se Hoxha ulet me fytyrë nga dera. Nëse vijnë vrasësit, ai ka disa sekonda për tu larguar. “Hoxha nuk është paranojak. Kërcënimi I fundit për vrasje I erdhi disa orë më parë” shkruan gazetari gjerman. “Kemi të bëjmë me produktet më të suksesshme të eksportit në Shqipëri, I tregon Artan Hoxha…- drogës dhe dhunës”.
Për 19 vjet gazetari shqiptar studion rreth klaneve, duke takuar informatorë, policinë, politikanët dhe tregtarët, shkruhet në artikull. Gjatë hulumtimeve të tij është rrëmbyer, fyer, persekutuar. Në Shqipëri, shkruan gazetari gjerman, ka shumë legjenda që thonë sesi Hoxha ka mbijetuar kaq shumë kohë. Disa thonë sipas revistës gjermane që Hoxha është pjesë e mafies. Të tjerë thonë se mbrohet nga CIA. Hoxha vetë qesh me këtë dhe thotë: Sa më shumë të më gjykoni, aq më të mira mundësitë e mia për mbijetesë”.
Sipas Hoxhës, tre arsye kryesore janë përgjegjëse për ngritjen e mafies. Së pari, struktura e klaneve. Së dyti, vendndodhja gjeografike e Shqipërisë. Së treti, politika.
“Është si në një serë – kur klima është e mirë, bima lulëzon”, thotë ai.
Artan Hoxha ka dhënë pak historic për vete. Fillimin e punës si gazetar sportive dhe më pas në vitin 1997 kur u bë reporter. Ai I ka treguar gazetarit se një pjesë të shefave të klaneve I njihte, sepse këta të fundit, uleshin nëpër tribunat e stadiumeve.
E ka cuar gazetarin edhe në ambientet e redaksisë, ndërsa i ka treguar plumbat në zarf që i vinin kohë pas kohe.