Mjeku Alimehmeti kritikon vendimet e marra nga qeveritë nëpër botë: Vaksina me detyrim është veprim politik, i papranueshëm

218
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, anëtar i Akademisë së Shkencave, kritikon vendimet e marra nga qeveritë nëpër botë, përfshirë Shqipërinë për të detyruar të gjithë qytetarët që të marrin vaksinën për koronavirusin e ri Sars-Cov-2.

Mjeku thotë se ndarja e njerëzve më të vaksinuar dhe jo është një zhargon politik dhe shpjegon arsyet pse:

“Të imunizuar janë shumica dërrmuese e të shëruarve nga SARS-CoV-2 dhe të vaksinuarve kundër tij. Fatmirësisht!

Të paimunizuar janë të gjithë ata që as e kanë kaluar dhe as janë vaksinuar. Këshilla është të vaksinohen, sidomos nëse janë në risk për shkak të moshës dhe/ose sëmundjeve.

Të paimunizuar janë edhe një pakicë që nuk monton dot një mbrojtje imunitare pas vaksinimit apo shërimit sepse kanë sistem imunitar të dobët ose të pafuqishëm! Këshilla është të vaksinohen për të përforcuar përgjigjen imunitare sado pak të jetë e mundur!”

Në këtë pikë, Dr. Alimehmeti thotë se “të mos pranosh termin imunitet natyror nga sëmundja e kaluar është politikë, jo shkencë!

Të mos vaksinohesh nëse je person në risk dhe nuk e ke kaluar sëmundjen nuk është as politikë dhe as shkencë! Është thjesht pa kuptim!”, pohon mjeku i cili e ka kaluar kovidin dhe ka refuzuar të vaksinohet.