Behuni gati/ Kur fillojnë shirat dhe stuhitë në vendin tonë? Meteorologu tregon çfare na pret në këtë muaj…

332
0

Meteorologu Hakil Osmani ka zbukuar se si do jetë moti gjatë muajit shtator. Osmani bëri me dije se pasditen e sotme dhe ditën e nesërme do të ketë mot të vrenjtur, por duke filluar nga dita e martë do të rikthehet moti i kthjellët.

“Në fakt temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme pritet të rriten deri në 32 gradë celcius. Ditën e nesërme presim që të ulen temperaturat. Vlerat minimale regjistrohen në zonat verilindore dhe juglindore, Kukës dhe Erseka. Maksimumi pritet të regjistrohet, në Fier, Elbasan, Fier por edhe Kryeqytet.

Të paktën edhe javën tjetër pritet të mbetemi në temperatura të larta, deri në 34 gradë celcius. Kushtet atmosferike, dita e sotme pritet që gjatë orëve të pasdites të bëhen më të shpeshta, por edhe nesër. E hëna mbetet nën kushtet e paqëndrueshme atmosferike, por duke filluar nga e marta presim që koha të jetë e kthjellët.

Vijojnë të kemi temperatura të larta, duke bërë që të kemi vijimësi të stinës së verës edhe në ditët e para të shtatorit. Vijojmë të ndikohemi nga masat ajrore të ngrohta. Nuk janë temperatura normale për shtator. Por krahasuar me shtatorin e kaluar janë më normale.

Në vitin e kaluar, shtatori ka regjistruar vlera deri në 38 gradë celcius. Ky shtator mund të konsiderohet më normal se viti i kaluar. Për sa i përket reshjeve, shtatori i kaluar ishte më i thatë.

Kosova do të jetë me kthjellime dhe prezencë të vranësirave, me reshje shiu më të mundshme gjatë ditës së nesërme. Java që vjen edhe në këto dy shtete do të sjellë mot të qëndrueshëm. Do të ketë rritje të temperaturave me të paktën 2-3 gradë. Në fakt kontinenti europian mbetet me temperatura më të larta se vlerat normale. Gjatë kësaj fundjave pritet të kemi mungesë reshjeve të shiut”, tha Osmani.