Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare mjeshtri i madh i humorit shkodran Paulin Preka. Ai mbylli sytë në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen, ndërsa lajmi për ndarjen nga jeta bëhet i ditur nga familjarët.
Paulin Preka bën pjesë në kastën e aktorëve të mëdhenj të humorit të cilët shenjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.
Preka ka luajtur dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa më shumë ka spikatur me estradën e Shkodrës.