Edi Rama vizite në Pulja, me ministret Kushi e Margariti, dhe kryebashkiakët Veliaj e Sako per te nenshkruar mareveshje te rendesishme

162
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet mëngjesin e sotëm në Pulia. Ai është pritur nga kryebashkiaku i Otrantos për të vijuar punën për nisma të përbashkëta dhe përkujtimin e eksodit të shqiptarëve 30 vite më parë.

Rama shoqërohet nga ministret Evis Kushi dhe Elva Margariti, si dhe kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Emirjana Sako. “Mirëmëngjes, dhe nga pulja për vijimin e nismave të përbashkëta, për të çuar në një tjetër nivel universitet tona dhe jo vetëm, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e drejtpërdrejta nga takimi.

Për mediat italiane, Edi Rama ka treguar se në fokus të takimeve kanë qenë tre tema, ajo e bashkëpunimit në fushën e arsimit (universitetet), emergjencat nga zjarret dhe turizmi.

“Falë kryetarit të bashkisë (Otranto) dhe guvernatorit, të cilët na hodhën në tryezë mundësinë e disponibilitetit të rektorëve të këtij rajoni. Ne folëm sot për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve. Për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane te ne (Shqipëri).

U bë disa kohë që po punojmë për këtë gjë. Jemi në një nga momentet e mria të këtij procesi dhe do arrijmë të finalizojmë disa….

Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Nga ana tjetër e detit do të kemi një aeroporti, atë të Vlorës. Kjo do ta bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë dhe pa marrë një makinë”, tha Rama ndër të tjera.