Rama tha se nuk po marrim as nje lek, Presidenti Macron: Shqipëria po paguhet për akomodimin e afganëve

172
0

Presidenti francez Emmanule Macron ka deklaruar se Shqipëria po paguhet për akomodimin e qytetarëve afganë, të cilët ikën nga shteti i tyre pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët.

‘Si t’ja bëjmë ne kur SHBA evakuojnë afganët që më pas janë zhvendosur në Shqipëri ose vende tjera kundrejt një pagese?

Është një cështje që duhet ta bëjmë si evropian dhe nuk dua ta pësojmë, ka insistuar Macron pasi do të ketë lëvizje imigratore dhe flukse të parregullta sepse është një rrëmujë, një vend në luftë civile me një regjim të dhunshëm”, ka deklaruar presidenti francez.

Por deklarata e Macron bie ndesh me deklaratën e Ramës në një intervistë për BBC disa ditë më parë, pasi kryeministri shqiptar u shpreh se vendi ynë nuk po merr asnjë ndihmë nga vendet e pasura.

“Nga vendet më të pasura? Jo. Për momentin po mbështetemi vetëm te bashkëpunimi me njerëzit që kanë zemër të pasur. Me sa duket është një numër i konsiderueshëm nga SHBA e Britania që e kanë zemrën të pasur”, deklaroi Rama disa ditë më parë.