“Shkelësit do ndëshkohen”, Rama jep lajmin: Kjo gjë do ndodhë së shpejti

264
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur se së shpejti do të ketë edhe një ligj “Ligji i Vijës Bregdetar” së bashku me planin e ti të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike.

Njoftimin Rama e ka bërë teksa ka publikuar pamjet e shembjes së një objekti të ndërtuar pa leje në Dhërmi.

Më herët IKM njoftoi se ka rinisur aksionin për shembjen e e ndërtesave pa leje në zonat turistike. Rama shkruan se operacioni do të vazhdojë pa toleruar askënd  ndërsa mes të tjerave thuhet se do të ndëshkohen.

Njoftimi i Ramës:

Dhërmi – Operacioni “Bregdeti Ynë”

Rifillon aty ku u ndërpre në qershor për shkak të sezonit turistik, operacioni i pastrimit të bregdetit nga çdo ngrehinë abuzive apo abuzim me lejet e ndërtimit, për të cilat jo vetëm toleranca do të jetë zero, me shembjen e ndërtimeve pa leje, por do të vihen para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, në bazë të normave të reja penale për shkeljet në ndërtim*së shpejti edhe Ligji i Vijës Bregdetare, së bashku me planin e ri të administrimit të plazheve e të pastërtisë së zonave turistike

#ShqipëriaeArdhmjaJonë