Komiteti Tekinik i Ekspertëve pritet që të mblidhet ditën e sotme për të folur për situatën e pandemisë.
Në mbledhjen që do të mbahet sot, do të njoftohet nëse do të ketë shtrëngim të masave anti-Covid dhe nëse va ksinimi do të bëhet i detyrueshëm për disa kategori.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pak ditë më parë tha se mund të bëhej i detyrueshëm për studentët, pedagogët dhe disa kategori të tjera.
Vendi ynë prej disa ditësh po përballet me një rritje të numrave të të infektuarve me Covid-19 për shkak të variantit Delta që po qarkullon.