Shtrohen edhe qytetarë që kanë bërë të dy dozat, rëndohet situata tek Infektivi

477
0

Rëndohet situata në Spitalin Infektiv. Numri i personave që po shtrohen për të marrë kujdes shëndetësor është në rritje, ndërsa vetëm dje u pranuan 20 pacientë të rinj. Deri më tani në këtë shërbim po marrin kujdes shëndetësor 81 pacientë.

Tek Infektivi është shtruar aktualisht edhe një 18-vjeçar tetraplegjik i cili ndodhet në gjendje të rënduar. Të shtruar ka edhe pacientë që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer. Pra vaksina nuk ka shmangur në këto raste as infektimin dhe as shtrimin në spital.

Duke marrë kujdes shëndetësor janë kryesisht persona që kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese, por duket se simptomat janë më të lehta dhe fatalitete tek personat e vaksinuar deri më tani nuk ka pasur.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, nëse kapacitetet tek Infektivi ezaurohen, pani është që të kthehet sërish në spital Covid ish-kirurgjia.