Lindita Buzuku është një nga ato gratë e forta të këtij vendi që nuk ka sëmundje t’ia mposhtë dëshirën dhe shpresën për të jetuar e punuar.
Ajo është prekur nga sëmundja e kancerit prej kohësh dhe ndonëse ka humbur njërën këmbë nga kjo sëmundje, do sërish të shërohet edhe të punojë ku të ketë mundësi.
Lindita është e shtruar në spitalin onkologjik në Tiranë dhe në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, ajo kërkon që njerëzit të venë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë. Thotë se i janë shfaqur disa gjëndra të reja por asaj i kushton të udhëtojë drejt Tiranës ku kurohet dhe kërkon vetëm një shtëpi pranë spitalit ku të qëndrojë deri sa të kurohet.
Ajo tha:
Ecejaket Berat-Tiranë janë të shpeshta por unë nuk kam mundësi ekonomike që të vij aq shpesh. Burri është i papunë ndërsa mundohet shumë të sigurojë shkollën për vajzën 17 vjeçare. Me zemër e me shpirt kërkoj ndihmë. Kam nevoje për një shtëpi me qira afër spitalit ku kurohem. Shqiptaret kanë zemër të madhe e ndihmojnë njeri-tjetrin.
Mjekët i kanë dhënë shpresë Linditës së do të shërohet ndërsa ajo ka filluar të mendojë që tani për punën që do bëjë kur të bëhet mirë.
Ajo u shpreh:
Pas sëmundjes kam nevoje për punë, dua kurajo dhe ndihmë nga shqiptaret. Do bëja cdo punë rrobaqepëse apo parukere. Dua të filloj një jetë të bukur, kjo është dëshira ime.”